Policia gjen një fëmijë 4 vjeç të vetëm në rrugë dhe zbulon një gjë të tmerrshme. Gjyshja e fëmijës, që duhej të ishte kujdesur për të, u gjet në shtëpi me drogëra të llojeve të ndryshme që i shpërndante. Ndoshta shumë e zënë me trafikun e drogës, ajo kishte humbur nga sytë nipin e saj 4 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa dhe kishte gjetur një fëmijë tjetër për të luajtur. Sipas asaj që raporton “Sun Tracy Worth”, e moshuara prej kohësh ishte strehuar në qendrat e rehabilitimit të personave të varur nga droga. Por ajo ishte larguar dhe kërkoi që të kujdesej për nipin, duke i rrezikuar jetën. Sipas hetimeve të kryerja, gjyshja merrej me trafikun e drogës për më shumë se një vit. Ajo u dënua me 2 vjet heqje lirie dhe kujdestaria e fëmijës iu hoq përgjithmonë.