Tetovë, 5 dhjetor – Pjesëtarë të Policisë së Tetovës, të shtunën në mbrëmje, rreth orës 20 kanë dërguar në burgun e Tetovës shtetasin e Shqipërisë A.B 53 vjeçar për mbajtjen e paraburgimit prej 30 ditëve që ia ka shqiptuar gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës. Sipas policisë, një ditë më parë, rreth orës 17,00, në bagazhin në veturën e tij “Volvo” me targa të Shqipërisë, në rrugën Bllagoja Toska, në Tetovë janë gjetur tre çanta me rreth 15 kilogram e gjysmë me marijuanë. Tre shtetasve të tjerë të moshës 25, 29 dhe 31 vjeçare, të cilët po ashtu ditën kritike kanë qenë në veturën Mercedes, me targa të Shqipërisë, u është shqiptuar ndalesë njëvjeçare në Maqedoni dhe janë depërtuar në shtetin e tyre amë, njofton Policia e Tetovës.