Shkup, 6 korrik – Vlerësimi mesatar i provimeve eksterne të maturës shtetërore për vitin shkollor 2016/2017 në afatin e provimeve të qershorit është 3.39, njoftoi Qendra Shtetërore e Provimit që sot i ka paraqitur rezultatet. Rezultatet e provimit sot janë publikuar edhe në shkolla si dhe në mënyrë elektronike në matura.gov.mk. Nota mesatare do të jetë përfundimtare pas afatit për parashtrimin e ankimimeve që do të zgjatin nga 6 deri në 10 korrik të vitit 2017 deri në orën 15. Për provimet në sesionin e provimit në qershor u paraqitën gjithsej 16.426 maturantë.