Ky është momenti i mrekullueshëm ky një grup kalimtarësh heronj presin në krah një vajzë të vogël 2- vjeçare e cila u rrëzua nga ballkoni i banesës së saj. Ngjarja është shënuar në Turqi, ku vogëlushja Elif Cakmak e cila ndodhej e vetme në banesë, ishte ngjitur në parmakun e ballkonit, ku po luante e shkujdesur. Kalimtarët që kalonin në rrugën poshtë saj e vunë re vogëlushen dhe u mblodhën bashkë, duke ngritur krahët dhe duke e kapur në momentin që 2-vjeçarja u rrëzua nga lartësia, duke i shpëtuar jetën.