- Edukoni vetën sa më shumë që mundeni në lidhje me teknikën e agjërimit që do të përdorni:
- Shkruani të gjitha udhëzimet për agjërimin dhe organizoni planin në letër. Gjithashtu është me rëndësi t’ia kujtoni vetës qëllimin tuaj dhe rëndësinë e agjërimit që po bëni.
- Rreth dy javë para se të filloni agjërimin, duhet të filloni të reduktoni ngrënien e ushqimeve të preferuara e gjithashtu duhet ta reduktoni kafeinën.
- Filloni të hani ushqime me më pak kalori dhe më të vogla para se të filloni agjërimin. Gjithashtu mundohuni t’i bëni rezistencë tundimit për të ngrënë darkën.
- Mblidhni gjithçka që ju nevojitet për agjërim, para se të filloni.
- Preferohet që para dhe gjatë agjërimit – të konsumohen ushqime bio të cilat janë të lehta për organizmin. Zgjidhni frutat dhe perimet organike për t’u ushqyer.
- Shmangni pijet energjike dhe pijet e tjera freskuese dhe pini sa më shumë ujë. Uji e pastron organizmin bosh. Nga një litër deri në 3 litra ujë preferohen gjatë ditës.
- Përdoreni shumë çajin e bimëve, për funksion më të mirë të organizmin dhe largim të toksinave.
- Pini lëngje të frutave dhe perimeve që ju pëlqejnë.
- Eliminoni produktet e qumështit, vezët e përpunuara dhe ëmbëlsirat.
- Përdorni vetëm vajin e ullirit për gatim dhe jo më shumë se 2 lugë gjelle në ditë.
- Mos përdorni kripë. Përzieni erëza në sasi të vogla.
- Mos hani ushqime të skuqura.
- Largohuni 3-4 javë më herët nga alkooli, kafeina dhe stimulantët e tjerë.
- Nëse është e mundur, konsumoni një gotë të ngrohtë me ujë limoni, çaj xhenxhefili ose të gjelbër çdo ditë.
15 këshilla shumë me rëndësi si ta bëni gati organizmin për agjërim
Leave a comment