Një studim i ri thotë se zombit do mund ta shfarosin racën njerëzore në më pak se 6 muaj. Sipas “Daily Mail” shkencëtarët kanë gjetur një formulë të re e cila llogarit përkatësisht 100 ditë në shfaqjen e zombive. Të mbijetuarit do jenë më pak se 100 persona, të cilët do mbijetojnë vetëm 6 muaj e më pas do të kenë të njëjtin fat si i tërë njerëzimi, duke u kthyer në zombi. Studentët në Universitetin e Leicesterit, Angli, llogaritën kohën e saktë sa kohë do të duhej që virusi i zombive të prekte çdo individ në Tokë. Ata krijuan një model ku përfshihej e gjithë popullata e Tokës.
Virusi shpërndahet sapo një person ka kontakt fizik me një tjetër. Apokalipsi i zombive është shumë i përfolur dhe njihet si mit nga njerëzimi i cili i frikësohet ditës kur trupat njerëzorë tashmë të dekompozuar në varret e tyre, do të ngrihen dhe do marrin nën kontroll botën. Por ata nuk e morën parasysh probabilitetin nëse njerëzit do të përpiqeshin t’i vrisnin. Nëse kjo gjë përfshihet në studim, atëherë njerëzit do të kishin më shumë shanse të mbijetonin. Më shumë se 1/3 e popullsisë në Angli tetorin e kaluar ishin të përgatitur për apokalipsin e zombive dhe mbanin me vete disa mjete të rëndësishme jetësore. Sipas një eksperti, pajisja me këto mjete nuk do të bënte të mundur shpëtimin e një jetë njerëzore në rastin e një apokalipsi. Ndërkohë që ushqimi, telefonat celularë dhe pajisjet mjekësore qëndronin në krye të listës së mjeteve që sigurojnë mbijetesën. Profesor Lewis Dartnell, një shkencëtar në Universitetin e Kentit, sugjeroi se çanta e shpëtimit duhet të përmbajë një shishe ujë, një thikë të vogël, litar, ushqim, fishekzjarrë dhe një kuti shkrepëse. Disa këshilla nga neuro-shkencëtarët si t’i mbijetojmë apokalipsit të zombive:
Mos luftoni: Në vend që t’i qëlloni me armë përpiquni t’ia mbathni sepse ata janë të ngadaltë dhe gjithsesi nuk ndiejnë dhimbje.
Qëndroni të qetë: Zombit nuk kanë kujtesë dhe as tru për t’u përqendruar, kështu që nëse bëni zhurmë do jeni medoemos në vëmendjen e tyre.
Shpërqendrojini: Përdorni fishekzjarrët sepse janë një mënyrë e shkëlqyer për të kapur vëmendjen e tyre.
Mos u përpiqni të arsyetoni: Zombit nuk mund t’i kuptojnë ato që ju thoni ose t’ju përgjigjen, kështu që kjo nuk është një mënyrë e zgjuar për të shpëtuar jetën tuaj.
Kopjojini: Përpiquni të kopjoni sjelljet e tyre dhe ata do kujtojnë se jeni dhe ju një zombi dhe do kaloni pa rënë në sy.