Bruksel, 9 nëntor – Komisari për negociata për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johanes Han, të mërkurën në Parlamentin Evropian i prezantoi progres-raportet për vendet nga procesi i zgjerimit për vitin 2016, me ç’rast lidhur me Republikën e Maqedonisë, konfirmoi se Komisioni Evropian jep rekomandim të ri, të tetin me radhë për hapjen e rekomandimeve për anëtarësim në BE, raporton gazeta KOHA. Rekomandimi, siç konfirmoi edhe Han, viti i dytë me radhë është me kusht, ndërsa këtë herë me realizim të plotë të marrëveshjes politike të Përzhinës, përmes zbatimit të zgjedhjeve kredibile më 11 dhjetor, si dhe implementimi i Prioriteteve urgjente reformuese nga KE-ja. “Vendi ende nuk ka dalë nga kriza politike vendore edhe krahas hapave të mira që janë ndërmarrë kohë më parë. Tani është mundësia që liderët në vend ta tejkalojnë krizën dhe të marrin parasysh mbajtjen e zgjedhjeve kredibile parlamentare dhe progres në implementimin e Prioriteteve urgjente reformuese të Komisionit Evropian. Si edhe Serbia, vendi ka rol aktiv në krizën migruese dhe bashkëpunim të mirë me vendet fqinje dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian për këtë. Në këtë pikëpamje, Komisioni Evropian vazhdon të japë rekomandim, duke e pas parasysh hapjen e negociatave për anëtarësim të vendit në BE, por me kushte si vjet, dhe këto janë: implementimi i plotë i marrëveshjes së Përzhinës dhe realizimi i Prioriteteve urgjente reformuese”, porositi komisari Han. Eurodeputeti nga radhët e socialdemokratëve, Knut Flenkenshtajn, i theksoi Han se “duhet të ketë mbështetje për Prokurorin special dhe prandaj e përshëndet kërkesën për vazhdimin e periudhës së mandatit për akuza”. “Për Maqedoninë, dëshiroj të theksoj se varet gjithçka nga zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe nga realizimi i marrëveshjes së Përzhinës “, tha raportuesi për shtetin e Maqedonisë në PE, Ivo Vajgëll.