1 në 10 gjermanë duan një diktator

24

 

Një studim i ri i publikuar të mërkurën në Gjermani zbuloi se ka një rritje të islamofobisë, që ndodh ndërsa në vend aktualisht mësynë mbi 1 milion azilantë, shumica e të cilëve myslimanë dhe një bashkëbisedim politik i nxehtë rreth rolit të islamit në Perëndim. Sipas studimit, rreth 40% e gjermanëve mendojnë se myslimanët duhet që të ndalohen të hyjnë në vend, një rritje e madhe, nga 1/5 që ishin deklaruar “pro” në vitin 2009. Sondazhi i cili u realizua nga studiuesit në Universitetin e Leipzig-ut në bashkëpunim me disa fondacione gjermane është ndërmarrë çdo dy vite që prej vitit 2002. Por një detaj tjetër mjaft shqetësues është se kur të anketuarve iu bë pyetja se a duhet që të kemi një diktator që të vendosë me siguri të plotë në të mirë të të gjithëve, më shumë se 10% e të pyeturve u përgjigjën “po”. Një numër i tillë do të thotë pezullim të demokracisë edhe në Gjermani, ku ka shumë persona të cilët i njohin mirë traumat dhe vendimet e së shkuarës. Në Gjermani ka një rritje të mbështetjes për partinë e ekstremit të djathtë AFD. Mediat kanë raportuar për infiltrime të luftëtarëve të Shtetit Islamik, të cilët janë regjistruar si azilantë dhe frika është rritur për sulme të mundshme terroriste. Afd pretendon se myslimanët e kanë të pamundur të integrohen në qytetërimin perëndimor dhe ka kërkuar që të ndalohet mbulimi i emrave në vend. Gjysma e gjermanëve u shprehën se ata ndihen si të huaj në vendin e tyre për shkak të fluksit të madh të emigrantëve, të cilët u dyndën në vend. Një pjesë e mirë e të anketuarve thanë se azilantët nuk ishin në rrezik në vendlindjen e tyre. Dhe 3 në 10 gjermanë mendon se në vend janë infiltruar shumë të huaj në një mënyrë të rrezikshme. Sipas tyre ka rrezik si për terrorizëm, ashtu edhe kriminalitet. Myslimanët në Gjermani përbëjnë 5% të popullsisë, por frika është rritur në vend, se po zë rrënjë intoleranca fetare. “Popullariteti i Afd-së i kujton komunitetit tonë kohën kur në vend drejtonte Hitleri”, tha për “Uashington Post”, kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve në Gjermani, Aiman Mazyek. Në vendet e Bashkimit europian ka shumë persona të lodhur nga pakujdesia e politikanëve të tyre, ndërkohë që shumë të tjerë simpatizojnë drejtimin me grusht të hekur të liderit autoritar rus, Vladimir Putin.

Comments are closed.