Ylli i Barcelonës Lionel Messi ndodhet në Egjipt për të larguar vëmendjen e problemeve shëndetësore të shkaktuar nga virusi hepatitis C. Gazetarëve në Kajro, Messi u tha se nuk ka pasur rastin që të mund të kënaqet në bukuritë e Egjiptit meqë, siç tha, nuk ka pasur kohë të mjaftueshme, raporton Anadolu Agency (AA). “Kjo është hera e dytë që jam në Egjipt. Koha kalon shpejtë. Nuk kam mundur të shoh të gjitha bukuritë e këtij vendi për shkak të kufizimeve me kohën”, tha Messi. Ai po ashtu theksoi se Egjiptin herën e parë e vizitoi për shkak të ndeshjes miqësore. Ai theksoi se ka vizituar edhe piramidat në Giza.“Teksa shkoja në shkollë kam mësuar për piramidat. Piramidat janë vërtetë madhështore”, tha Messi. Argjentinasi, siç pretendohet, në Kajro qëndroi vetëm tetë orë.