Legjenda portugeze, Luis Figo njihet si një nga ‘tradhtarët’ më të mëdhenj në histori të futbollit, kur në vitin 2000 u largua nga Barcelona për të kaluar te rivali më i madh, Real Madrid. Figo ka treguar arsyen e këtij transferimi, duke insistuar se puna e tij nuk po vlerësohej në Camp Nou. “Nëse ju nuk ndjeheni të vlerësuar nga trajneri dhe skuadra, atëherë mendoj se ju duhet një ndryshim dhe ajo ndodhi”, tha Figo për faqen e La Ligas.