WhatsApp përfshihet sërish në një debat të gjerë për privatësinë nga raporti vjetor i Electronic Frontier Foundation (EFF) Grupi i të drejtave digjitale thotë se aplikacioni nuk po bën aq sa duhet për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve të tij. Raporti i EFF fokusohet në mënyrën se si kompanitë i përgjigjen qeverisë kur u kërkohet prej saj informacione. Pavarësisht se WhatsApp ka vendosur kriptimin end-to-end, ende nuk bën aq sa duhet për të mbrojtur përdoruesit kur u kërkon qeveria informacione. “Jemi të zhgënjyer që dy kompani të teknologjisë iu nënshtrohen shërbimeve të tjera online: Amazon dhe WhatsApp”, thotë EFF. Arsyet që WhatsApp është nënshtruar nuk përjashton në mënyrë eksplicite përdorimin e të dhënave të mbledhura për qëllime sigurie. Megjithëse vetë mesazhet nuk mund të lexohen, WhatsApp mbledh meta-data për secilën për tyre që mund t’u dorëzohen autoriteteve. Kjo mund të përfshijë gjëra të tilla si çfarë pajisje përdor për të dërguar mesazhe, çfarë numri i është dërguar mesazhi dhe nëse ndonjë faqe interneti është aksesuar me link përmes mesazheve. “Ne i bëjmë thirrje Amazon dhe WhatsApp që të përmirësojnë politikat e tyre vitin e ardhshëm në mënyrë që të përputhen me standardet e shërbimeve të tjera të mëdha online”, përfundon raporti i EFF.