Votues të VMRO-së arsyetojnë futjen me dhunë në Parlament!

30

Shkup, 19 maj – Elektorati i VMRO-së, megjithëse jo në numër të madh, prapë se prapë e arsyetojnë hyrjen e dhunshme në Parlament të protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”. Rezultatet e anketës të realizuar nga televizioni Telma, nga 10-15 maj me 1000 të anketuar, tregon se 36.8 për qind e votuesve të VMRO-së janë shprehur “pro” futjes së dhunshme të protestuesve në Parlament, derisa 59 për qind janë  përgjigjur kundër, shkruan gazeta KOHA. Tek LSDM, 92 për qind e votuesve janë shprehur kundër hyrjes së protestuesve në Parlament, aq sa edhe tek partitë shqiptare. Votuesit e LSDM-së dhe ata të partive shqiptare janë shprehur edhe kundër dhunës ndaj deputetëve. 92.9 për qind e votuesve të LSDM-së kanë dënuar dhunën ndaj deputetëve, ndërsa tek shqiptarët – kjo përqindje shkon në 100. Edhe në VMRO nuk ka disponim për dhunë ndaj deputetëve. 63 për qind e votuesve të partisë së Gruevskit nuk e arsyetojnë dhunën ndaj deputetëve, ndërsa me PO janë përgjigjur 12.1 për qind. (koha.mk)

Të Ngjajshme