Kompania Nissan ka prodhuar modelin e bukur sportiv të quajtur 370Z. Me këtë model, Nissan përkujton veturën e mirënjohur të tyre Coupe 240Z, që është prodhuar në vitin 1969. Modeli i ri vjen me motor 3.7-litërsh V6 që prodhon 330 kuaj-fuqi. Nissan 370Z Heritage do të paraqitet në fund të vitit në panairin e automobilave në Neë York, ndërsa çmimi i tij pritet të jetë rreth 30 mijë euro.