Tradita e të qarave të grave në ditën e martesës, diçka e tmerrshme në sy të kulturave tjera

Gazetari Ilir Seci ka publikuar një foto të dasmës shqiptare në vitet 1980, e cila ishte publikuar në faqen e parë të një gazete franceze. Sipas tij, francezët në bazë të kësaj fotoje, ditën e dasmës të atyre viteve e konsiderojnë si ditën më të tmerrshme të nuses

Në çdo kulturë, dasmat janë festimet e gëzueshme për çiftin dhe familjen. Të gjithë e dimë se përkundër gëzimit që shpërthen në ditën e dasmës, në kulturën tonë kjo ceremoni përcillet edhe me lot. Shumica prej nesh e dimë se një nuse në ditën e martesës nuk është mirë të duket e lumtur, ose të jetë e qeshur, dhe tjetra ajo duhet të jetë me shikim në tokë, e jo të këtë kontakt me sy. “Në kulturën tonë kur një grua martohet, ajo nuk i takon më familjes së saj dhe në vend të kësaj ajo tani i takon familjes së burrit dhe duhet të jetojë në shtëpinë e tij deri në fund të jetës së saj. Ajo lenë përgjithmonë familjen e saj”. Kështu bëhet zakonisht interpretimi i të qarave të grave. Në përgjithësi, shoqëria jonë thotë se gratë duhet të qajnë, sepse ato tashmë po largohen nga familjet e tyre dhe po marrin rrugë për një shtëpi tjetër, ku jetojnë më ndryshe nga çfarë gratë janë mësuar.

Tradicionalisht një nuse në kulturën tonë duhet të qajë dhe të jetë e mërzitur për shkak se ajo është duke e lënë familjen e saj. Natyrisht se gjërat kanë ndryshuar por prapë dasmat në kulturën tonë kërkojnë që nusja të mos duket e lumtur. Për njerëz që nuk e njohin traditën, pamje të tilla të nuseve do të ngjanin me një martesë të detyruar. Madje kjo gjë që për neve duket e natyrshme, për kulturat e tjera është diçka e paperceptueshme. Gazetari Ilir Seci ka publikuar një foto të dasmës shqiptare në vitet 1980, e cila ishte publikuar në faqen e parë të një gazete franceze. Sipas tij, francezët në bazë të kësaj fotoje, ditën e dasmës të atyre viteve e konsiderojnë si ditën më të tmerrshme të nuses. Në foto është e ulur nusja e cila qan me të madhe dhe në krah të saj vëllai që nuk i kursen lotët për ikjen e motrës. “Të qara me ulërima deri sa të dëgjonte i fundit i katundit ose i lagjes… se kështu e donte zakoni. Kjo është një ndër detajet e rëndësishme të ceremonisë së dasmave të vajzave shqiptare në komunizëm. Është një zakon që në fakt është trashëguar më herët. Nuk ishte reflektim i emocionit të ditës, kur vajza lë shtëpinë e prindërve, por se përmes të qarave duhet të tregojë se sa shumë i doje prindërit e sa e “fisme” ishe, se nuk dëshiron të lije prindërit “për të shkuar të burri”. Këtë adet duhet ta respektonin të gjitha nuset, në momentin kur vëllai apo një i afërm tjetër i familjes, i merrte prej krahu për t’i përcjellë tek pragu i derës, atje ku ishin krushqit duke pritur ta marrin në dorëzim. Në të shumtën e rasteve dhëndri mungonte mes krushqve. Nusja e dhëndëri shiheshin në fund të ceremonisë në shtëpinë e dhëndrit, madje të hënën, një ditë pas dasmës, sepse nusja merrte me vete një krushkë, e cila flinte atë natë me nusen në shtëpinë e dhëndrit”, këto zakone të ceremonisë martesore shqiptare janë përcjellë në mediat franceze në vitin 1980″,- pjesë e tekstit që gazetari ka publikuar në rrjetet sociale.

Kategoritë
Kulturë
Ska komente

Publiko komentin

*

*

Të ngjashme