Një vajzë i preu organin gjenital një burri, i cili tentoi ta përdhunonte. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e 23-vjeçares, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, në shtetin jugor të Kerala, Indi. Studentja për Drejtësi ndodhej në shtëpi, kur u sulmua orët e vona të së premtes nga një 54-vjeçar, i cili hiqej si predikues feje. “Ajo përdori një thikë për vetëmbrojtje dhe i preu organin gjenital“, tha shefi i policisë së zonës, Sparjan Kumar për AFP, i cili shtoi gjithashtu se burri, Hari Swami ishte dërguar me urgjencë në spital, në gjendje serioze për jetën. 23-vjeçarja para autoriteteve deklaroi se Kumar kishte vite që e përndiqte, por prindërit e saj nuk ishin në dijeni të një fakti të tillë.