Aktori i njohur, Patrick Stewart ka zbuluar se përdor marihuanën si medikament mjekësor për të trajtuar simptomat e artritit. Aktori 76-vjeçar i cili është vlerësuar me shumë çmime ka folur më shumë për sëmundjen e tij pasi i ka dhënë përkrahje iniciativës së parë të Universitetit të Oxfordit për të studiuar përfitimet mjekësore të bazuara në kanabis. Ylli i “X-Men” dhe “Star Trek”, ka thënë se përdor marihuanën si medikament për të përmirësuar gjendjen e tij shëndetësore. “Dy vjet më parë, në Los Angeles, një doktor më tha leje që të blija produkte të kanabisit, të cilat do të më ndihmonin kundër artritit që e kam në dy duart”, ka thënë Stewart. “Kjo sëmundje është gjenetike. Nëna ime kishte çrregullime të mëdha në duar”, është shprehur Stewart.