Si funksiononte prostitucioni në ushtrinë shqiptare gjatë regjimit komunist (DOKUMENT)

172

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument në “Facebook” ku tregon për një çështje në hetim në vitin 1969. Bëhet fjalë për dy oficere të ushtrisë shqiptare në atë kohë që prostituonin brenda ushtrisë. Dokumenti tregon se ato e kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me eprorë dhe oficerë të tjerë në shkëmbim të të mirave materiale dhe ngritjes në detyrë. “Në vitin 1969 organet e prokurorisë me një farë droje zhvilluan hetime në lidhje me një grup prostitutash në Tiranë dhe klientët e tyre. Pavarësisht se me Kodin Penal këto veprime dënoheshin, historia e këtyre ngjarjeve ngeli vetëm në akte zyrtare, pasi askush nuk u dënua, madje femrat u përdorën e keqpërdorën nga regjimi”, shkruan Dervishi, që ka publikuar dokumentin e mëposhtëm.

Të Ngjajshme