Tashmë është zyrtare, hisoria mes Lorenco Insigne dhe Napoli-t të tij do të vazhdojë deri në 2022-in. Lajmërimi ka ardhur përmes një konference shtypi gjatë së cilës lojtari ka firmosur kontratën e re, ashtu si Edinson Cavani disa vite më parë. “Jam shumë i lumtur që Insigne është bërë një lider te Napoli, ai luan një futboll unik. Klauzola? Do të isha i çmendur nëse do t’ua tregoja”, ka thënë presidenti De Laurentiis.
Emocionet nuk i ka fshehur as vetë Insigne: “Jam i lumtur. Të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur me këtë skuadër ka qenë gjthmonë dëshira ime. Shpresoj të mos e heq kurrë këtë fanelë. Nëse tani jam i njohur si lider është meritë e shokëve të mi dhe Sarri-t, të cilët i falënderoj. Ashtu si falënderoj edhe të gjithë trajnerët e mi, në veçanti Zeman-in që më bëri pjesë të futbollit të madh”.