Një shtetas i Britanisë është shpallur fajtor sepse i ka dhënë 3,000 euro një të dyshuari kryesor për sulmet terroriste të Parisit dhe Brukselit. Zakaria Boufassil i ka dhënë paratë në dorë Mohamed Abrinit, ky i fundit i ashtuquajturi “njeriu me kapelë”, i cili është xhiruar nga mediat pak momente para shpërthimit me bombë në aeroportin e Brukselit.
Edhe pse tashmë i dënuar, ai mohoi se ishte në dijeni se për çfarë qëllimi Mohamed i dëshironte paratë, sipas gjykatës nuk ka asnjë dyshim se ai i dha ato pare si ndihmë për sulmin terrorist. Boufassil, i cili pranoi se është një përdorues i rregullt i kanabisit pati vështirësi që të kujtonte datën e kësaj ndodhie. Megjithë, ai u shpallë fajtorë nga një trup gjykues i përbërë nga 12 persona, të cilët në fjalën e tyre e deklaruan atë si të fajshëm për pjesëmarrje në përgatitjen e sulmit terrorist në kryeqytetin evropian.