Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se për të forcuar mbrojtjen ajrore të Moskës përreth kryeqytetit kanë vendosur sistemin raketor “S-400”. Në një deklaratë të publikuar nga ministria, thuhet se me qëllim forcimin e sigurisë ajrore të Moskës dhe zonës qendrore industriale në qytetin Podolsk, në afërsi të kryeqytetit kanë vendosur sistemin raketor të mbrojtjes ajrore “S-400 Triumf”. Më 11 janar (sot), do të vendoset në funksion sistemi, thuhet në njoftim.