Përse ka rëndësi sasia e vizave të bardha tek mishi i pulës

731

Mishi i pulës është një ndër ushqimet më të preferuara dhe më të konsumuara në botë. Konsumi i tij është kaq i madh sa fermerët janë të detyruar të adaptohen me kërkesat. Kjo bën që në vetvete të ketë efekte në cilësinë e pulës. Shumë ekspertë thonë se pula është një opsion i shëndetshëm në botën e mishit, shumë më i pastër sesa mishi derrit apo qengjit. Por sipas studimeve, mishi i pulës nuk është më i mirë sa dikur. Ekspertët kanë ngritur së fundmi shqetësimit për “vizat e bardha” që gjenden tek pula. Ato janë pjesë dhjamore që shfaqen si pasojë e kushteve në të cilat rriten zogjtë. Tradicionalisht, mishi i gjoksit të pulës është i butë dhe ka një sasi tepër të vogël dhjamore që zakonisht ndodhet rreth e rrotull saj, e jo në mes. Këto viza janë pasojë e mënyrës sesi rritet pula në këto ferma. Fermerët duhet të prodhojnë pula të mëdha, për këtë arsye ata bëjnë gjithçka të mundur për t’i rritur ato sa më shumë e sa më shpejt. Për pasojë, pulat rriten me sasi të mëdha dhjamore. Një studim i realizuar nga Universiteti i Arkansas dhe Texas A&M doli në përfundimin se sasia e vizave të bardha është shtuar gjatë viteve të fundit. Shkencëtarët gjetën prezencë të tyre në 96 për qind të zogjve të marrë në testim, nga 289 në total. Vizat e bardha nuk do të thonë vetëm më shumë sasi dhjamore, por edhe një impakt negativ në cilësinë e mishit. Sipas ekspertëve, kjo e bën mishin më pak të butë dhe bën që të mos jetë më aq i shijshëm. Megjithatë, këto viza nuk e dëmtojnë totalisht mishin e pulës që mbetet i mbushur me proteina të shëndetshme për trupin e njeriut.

Të Ngjajshme