Gigi Buffon dhe Iker Casillas, dy me fjalën e plotë legjenda të futbollit, për herë të 17. u takuanme nëjri tjetrin në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve Porto-Juventus 0:2. Megjithatë, në kontest të këtyre dy legjendave të shkruhet si “kundërshtar” me të vërtetë nuk ka kuptim pasi përballjet e tyre zgjasin për dy degada në nivelin më të lartë sportiv me ç’rast 39-vjeçari Buffon dhe 35-vjeçari Casillas, patën respekt të madh, dhe me kalimin e kohës kaloi në shoqëri.
Prandaj, pas përfundimit të ndeshjes të dy u përqafuan shumë, i ndëruar fanellat dhe për disa minuta biseduan me njëri tjetrin, një skenë kjo që rrënqethi gjithë adhuruesit e futbollit në botë.
“Jam i kënaqur që jam më i ri se Gigi. Isha 14-vjeçar kur nisa të merrem me këtë sport dhe portier, ndërsa ai tashmë ishte 18-vjeçar dhe portier shumë i njohur në Serie A. E shikoja dhe e vlerësoja jashtëzakonisht shumë çfarë ai bënte me stilin dhe shkëthtësitë e tij” tha Casillas.
“Sa më shumë që rritesha, aq më shumë e shikoja atë. Më pas së bashku jemi pjekur si portierë, dhe kishim gati karrierë të ngjashme”, shtoi spanjolli dhe përfundoi kështu:
“Gigi dhe unë nuk jemi armiqë, kemi rivalitet të shëndosh dhe pozitiv. Jashtëzakonisht e respektojmë njëri tjetrin dhe të luash kundër tij gjithmonë ka qenë kënaqësi.”
Të shtojmë në fund edhe numrat (statistikat) e portierit të Portos dhe Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve, diçka që nuk është fare mirë të komentohet pasi thjeshtë mjafton vetëm të duartrokitësh.