Shkup, 11 janar – Sapo ka përfunduar protesta për lirimin e Ramush Haradinajt, ndërsa e njëjta u zhvillua para ambasadës franceze në Shkup. Të pranishëm në këtë protestë ishin qytetarë, politikanë, profesorë , artistë si dhe bashkëluftëtarë nga Maqedonia, të cilët kërkuan drejtësi dhe lirim sa më të shpejtë të Komandantit Ramush Haredinaj. Protestuesi gjithashtu kërkuan drejtësi dhe se gjithmonë do të jenë me popullin shqiptarë dhe gjithë shqiptarët kudo që janë. Kjo protestë u organizua nga Këshilli organizativ në përbërje të artistëve, gazetarëve, studentëve, profesorëve dhe bashkëluftëtarëve të Ramush Haradinajt.