Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Emill Dimitriev sot u takua me dejtorin për tregti dhe ekonomi të Fondacionit “Heritixh” dhe me menaxherin për hulumtim, Antoni Kim. Në takim siç informoi pres-shërbimi qeveritar, përfaqësuesit e fondacionit “Heritixh” ia kanë dorëzuar kryeministrit Dimitriev raportin vjetor për indeksin e lirive ekonomike, sipas të cilit Republika e Maqedonisë është e renditur në vendin e 31-të në botë, në konkurrencë të 186 shteteve dhe me këtë rast e kanë potencuar progresin e vazhdueshëm që shteti e shënoi 10 vitet e fundit.
Kryeministri Dimitriev ka theksuar se rezultati i shkëlqyer i Republikës së Maqedonisë, sipas të cilit si shtet jemi lider në rajon për nga indeksi i lirive ekonomike, paraqet konfirmim për punën e shkëlqyer të Qeverisë së Maqedonisë në 10 vitet e fundit në pjesën e ekonomisë, përmirësimin e klimës së biznesit, politikën tatimore dhe reformat e vazhdueshme të legjislativës nacionale. Ai ka potencuar se krahas krizës politike, e cila është e pranishme në vend në periudhën e kaluar, si dhe kriza e migrantëve, me të cilën jemi përballur, megjithatë Maqedonia ka vazhduar që të lëvizë në rrugën e trasuar që është evidente dhe me këtë raport, sipas të cilit Maqedonia shënon kërcim prej 16 vendeve në krahasim me vitin paraprak.
Kryeministri Dimitriev theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë të punojë në realizimin e reformave dhe integrimet në BE dhe NATO ashtu edhe nga aspekti i reformave ekonomike dhe vazhdimi i kontinuitetit të zvogëlimit të papunësisë. Drejtori Myler ka theksuar se vendi i 31-të i Republikës së Maqedonisë në botë dhe vendi i 18-të në Evropë, paraqet progres të shkëlqyer për shtetin, i cili bazohet në numrin e madh të reformave të zbatuara dhe në përkushtimin ekonomik të Qeverisë, si nga aspekti i përmirësimit të rregullativës së përgjithshme, kushtet për biznes dhe politika e tatimeve të ulëta, ashtu edhe nga aspekti i tërheqjes së investimeve të huaja dhe hapjes së vendeve të reja të punës. Bashkëbiseduesi e kanë theksuar rëndësinë dhe nevojën e vazhdimit të përqendrimit të Qeverisë dhe institucionet të prioriteteve ekonomike, mbështetjen e kompanive vendore, tërheqjen e investimeve të huaja dhe hapjen e vendeve të reja të punës.