Tetovë, 10 nëntor – “Opinion” është titulli i librit me autorë doktor profesor, Vullnet Palloshi, që është promovuar të enjten në Tetovë. Libri në fjalë përmbledh interviste dhe punime shkencore të botuara nëpër mediat vendore dhe ato të rajonit që autori i ka dhënë gjatë 20 viteve të kaluara. Me këtë rast, autori është shprehur se bëhet fjalë për një material që ka të bëjë kryesisht me infrastrukturën rrugore, por edhe për projekte të tjera me rëndësi për vendin dhe rajonin. Në ndërkohë, për këtë libër kanë folur edhe recensentët e librit të cilët vlerësuan punën shkencore të doktor profesor Vullnet Palloshit. Libri, krahas intervistave dhe punimeve në gjuhën shqipe po ashtu përmbledh edhe deklarata të dhëna për mediat në gjuhë të tjera. Po ashtu në libër janë përfshirë edhe shumë tekste që janë botuar në gazetën KOHA, që kanë të bëjnë me temat për infrastrukturën rrugore dhe komunikacionin në përgjithësi në vendbanimet shqiptare