Një 24 vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka habitur njerëzit në rrjetet sociale pasi ka publikuar disa foto ku shfaqet me mjekër. Alma Torres thotë se i dashuri i saj nuk e ka aspak problem këtë gjë dhe se ai është kokë e këmbë i dashuruar pas saj. Alma rrëfen se e ka pasur shumë të vështirë për të shkak të talljeve të ndryshme që i bënin dhe tashmë është gati të vendosë edhe makinën e rrojës në fytyrë. I dashuri i saj Taylor, gjithmonë e ndihmonte atë të hiqte nga fytyra me piskatore qimet e trasha. Torres në moshën 16 vjeçare u diagnostikua me sindromën PCOD (Polycystic Ovary Syndrome), përgjegjëse për rritjen e qimeve të mjekrës së saj. Për shkak të kësaj sindrome Alma mund të fitojë shpejt peshë dhe mund të jetë në rrezik nëse një ditë vendos të ketë fëmijë.
Njihuni me vajzën, të cilës i rritet mjekra tamam si meshkujt (FOTO)
Leave a comment