Treni Suite Shiki-shima është vënë në lëvizje në hekurudhë në Japoninë Lindore këtë javë. Ai cilësohet si një prej trenave me pesë yje, më luksozë në botë. Treni me 10 vagonë akomodon vetëm 34 pasagjerë në 17 suita, dhe kushton 6600 paund për çdo person. Treni nisi udhëtimin e tij të parë më 1 maj dhe vendet tashmë janë rezervuar deri në mars 2018.