Shkup, 4 dhjetor – Ministria e Financave të martën nga bankat komerciale dhe fondet e tjera financiare siguroi borxh të ri në vlerë prej 113,8 milionë që të mund të kthente borxhin ndaj bizneseve private në vlerë prej 53 milionë euro. Brenda këtij muaji Ministria e Financave për të dytën herë emeton ankand të letrave me vlerë, pasi dy javë më parë grumbulloi 12 milionë euro. Me ankandin e fundit, Ministria e Financave vetëm në muajin nëntor ka rritur borxhin e brendshëm për 126 milionë euro, pasi paraprakisht kishte marrë një hua tjetër prej 10 milionë eurove. Borxhi i ri në vlerë prej 113 milion euro është me afat kthimi prej 15 viteve. Ankandin e ditës së martë zëvendësministri plotësues i Financave, Kire Naumov, e vlerëson si të paligjshëm, sepse është në kundërshtim me harmonizim e vendimit të Qeverisë me të cilin është përcaktuar vlera maksimale e emetimit përmes letrave shtetërore me vlerë për këtë vit. “Në pajtim me Ligjin për borxhin publik, neni 18, paragrafi 4, letrat shtetërore me vlerë i jep Ministria e Financave në bazë të vendimit të Qeverisë me të cilin konfirmohet vlera maksimale e huasë së re. Me vendimin aktual të Qeverisë nr. 42-13244/1 nga 29.12.2015, vlera maksimale e huas së re përmes dhënies së letrave shtetërore me vlerë në vitin 2016 arrin 170 milionë euro dhe është në kuadër të vlerës prej 300 milionë eurove të konfirmuara në Buxhetin e parë të votuar të RM-së për vitin 2016. Megjithatë, në rebalancin e dytë të Buxhetit, të miratuar nga Parlamenti, vlera prej 300 milionë eurove u ndryshua në 136 milionë euro. Si pasojë e rebalancit të miratuar, vendimi i Qeverisë është mbi limitin e konfirmuar ligjor”, thotë Naumov. Sipas Naumovit, Qeveria është e obliguar ta harmonizojë vendimin për… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.