Shkup, 9 nëntor – S.B. nga Shkupi është fituesi i 19-të i Milioner Xhek Pot i Video Lotarisë shtetërore të Maqedonisë. Fitimi, siç informojnë nga VSHLM, është me vlerë prej 1.439.448 denarë dhe është fituar në Sport Lajf Trejd, Topansko 2 në Shkup ,më 7 nëntor në 18:22. Fitimet XHEK POT, Videolotaria shtetërore e RM-së i filloi më 1 qershor të këtij viti. Fitimet arrihen me pjesëmarrje të VLT lojërat e fatit. MINI XHEK POT fitimet janë në vlerë prej 5 mijë deri 10 mijë denarë, ndërsa fitimi MILIONER XHEK POT është në vlerë prej 1.200.000 deri 1.800.000 denarë. Deri tani, nën moton “Luaj për argëtim”, janë fituar 19 Milionerë Xhek Pot fitime në vlerë të përgjithshme prej 25.249.169 denarë. Krahas atyre, janë fituar edhe 2300 Minis Xhek Pot fitime. Videolotaria shtetërore më 12 tetor nën moton “Luaj për argëtim”, e filloi karvanin promovues në korniza të së cilës mban shumë befasi, dhurata dhe argëtim për të gjithë lojtarët e terminaleve të videolotarive në mbarë Maqedoninë. Deri tani janë realizuar promovime në Shkup, Prilep, Manastir, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Makedonski Brd, Ohër, Strugë, Kumanovë, Kriva Pallanë dhe Kratovë. Javën e ardhshme karvani vazhdon në Strumicë dhe Novo Sellë. Dojran dhe Vallandovë.