Milani ka vendosur një rekord për sa u përket të ardhurave nga shitjet e biletave. Në “Derbin e Madoninës” të parashikuar për t’u luajtur mbrëmjen e nesërme,nuk ka mbetur më asnjë biletë. Kuqezinj do të arkëtojnë plot plot 3.7 milionë euro. Një shifër kjo që kaloi atë të arkëtuar për sfidën me Juventusin të luajtur në 22 tetor. Por jo vetën kaq, Milan-Inter do të jetë një derbi botëror. Në fakt do të jetë mbi 640 milionë persona që do të shohin këtë përballje në ekranet e televizorëve, ndërkohë që në “San Siro” janë akredituar 250 gazetarë e mbi 50 fotografë.