Lumi Amazon është lumi i dytë më i madh në botë. Ai është i gjatë rreth 6,450 kilometra, ndërsa gjerësia e grykës së tij është mbi 323 km. Ky vend i bukur dhe i frikshëm njëkohësisht fshehë bukuri të papërshkrueshme të botës bimore dhe të asaj shtazore. Gati një e treta e të gjitha specieve në botë ndërkaq, jetojnë në pyjet e Amazonës. Studimet e fundit kanë treguar se në Amazonë jetojnë rreth 5,600 lloje të peshqve, por dhe gjallesa të rralla siç është delfini i madh i lumit, apo dhe gjarpërinjtë më të mëdhenj në botë – anakondat… Po ashtu, në Amazonë rriten disa nga bimët e rralla që përdorën në industrinë e farmaceutikës. Amazona mbulon një sipërfaqe prej 6,915,000 km2, respektivisht rreth 40% të kontinentit të Amerikës Jugore, ndërsa sa e magjishme është ajo – mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim.
Magjia e Amazonës përmes fotografive (FOTO)
Leave a comment