Pasi ka filluar të mësojë rreth Islamit, aktorja Lindsay Lohan veshi burkini në Tajlandë, ku po qëndron për pushime. Aktorja po shijon diellin në Phuket, nga atje u shfaq me një veshje që mori vëmendjen e të gjithëve, shkruan TheSun. 30-vjeçarja largoi bikinit e zakonshme me të cilat shfaqej zakonisht në plazh, të cilat i kishte veshur edhe ditë më parë, për të bërë paraqitjen e saj me burkini. Burkini i kishte mbuluar duart, këmbët, trupin dhe të gjitha pjesët e tjera intime, duke i lënë të duket vetëm fytyra. Kjo veshje është dizejnuar special për gratë muslimane, kurse Lindsay së fundi ka treguar se ka filluar të lexojë Kur’an dhe të studiojë rreth kësaj feje. Ajo nuk ka konfirmuar nëse do të konvertohet në fenë islame, madje në një intervistë dhënë për “Mirëmëngjesi Britani”, ajo kishte thënë se çështja e konvertimit të fesë nuk është çështje dite. Lindsay tha se nuk është kulturë dhe praktikë që kjo gjë të bëhet brenda ditës.