Leicester ka arritur që të eliminoi Sevillan dhe të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra angleze Leicester City ka përmbysur humbjen e parë 2:1 nga Sevilla, për të fituar 2:0 dhe për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3:2. Golat për Leicesterin në këtë ndeshje i shënuan Morgan në pjesën e parë dhe Alberighton në pjesën e dytë.
Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i Leicesterit, pasi që në pjesëmarrjen e parë arrin të kualifikohet në mesin e 8 skuadrave më të mira në Evropë. Leicester kështu bëhet skuadra e gjashtë që kalon në çerekfinale, pasi më herët këtë fazë e siguruan edhe Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Dortmund dhe Juventus.