FIFA ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2016. Real Madrid ka pesë lojtarë në formacionin më të mirë të vitit 2016 të FIFA’s, Marcelo, Ramos, Koos, Modric dhe Ronaldo. Katër lojtarë janë të Barcelonës, Pique, Iniesta, Suarez dhe Messi, ndërsa nga një lojtarë kanë Bayern Munich me Manuel Neuer dhe Juventus me Dani Alves. Nga 11 lojtarët 9 janë nga La Liga, 1 nga Bundesliga dhe një nga Serie A, ndërsa asnjë lojtarë nuk është nga Premierliga.
Formacioni:
Neuer, Alves, Pique, Ramos, Marcelo, Kroos, Modric, Iniesta, Messi, Suarez, Ronaldo.