Nuk është modele, por me trupin që ka, Eugenie Bouchard i bën atyre jo pak konkurrencë. Sot është publikuar numri më i ri i revistës së njohur Sports Illustrated Swimsuit. Përveç modeleve të shumta nga e mbarë bota, për Sports Illustrated Swimsuit 2017 ka pozuar edhe ajo që konsiderohet të jetë aktualisht tenistja më e bukur në botë, shkruan Gazeta Express. Kanadezja 22-vjeçare ka pozuar me bikini në plazh, madje në disa fotografi ajo është shfaqur edhe ‘topless’, duke mbuluar gjoksin me duar.