Ishte viti 1975 kur Tito vizitoi Kosovën, dhe ishte viti i parë kur Kosova kishte fituar Autonominë dhe Kushtetutën e saj të vitit 1974. Që nga Veterniku e deri në sheshin (sot) “Nënë Tereza” kishin dalur me qindra njerëz për ta pritur Titon, kurse Tito hipur në makinën e tij legjendare “Mercedes S-Class Pullman” përshëndeste masën e njerëzve të cilët kishin dalur për ta pritur.