Konferencë vjetore e Bursës së Maqedonisë së letrave me vlerë

21

Bursa e Maqedonisë e letrave me vlerë sot në Ohër e mban konferencën e 18-të vjetore në të cilën do të shqyrtohen tema nga puna e tregjeve financiare, për aksionimin si model të organizimit të ndërmarrjeve, risive në industrinë e fondeve në Maqedoni, por edhe risi në punën financiare si platformat kolektive për financim, ndikimin e teknologjive të reja në sektorin financiar dhe transformimin e biznes-modeleve të bursave.

Sipas drejtorit kryesor ekzekutiv të Bursës së Maqedonisë të letrave me vlerë, Ivan Shteriev gjendjet e tregtimit të burësës në Maqedoni janë të këpnaqshme, për çka konfirmim është qarkullimi i relaizuar në tremujorin e parë të këtij viti prej 17 milionë eurove jo të plota, që është realizimi i dytë më i mirë në pesë vitet e fundit. “Megjithatë, se kriza politike po ndikon në mënyrë jo të volitshme ndaj rrjedhave financiare tregon e dhëna që pothuajse tashmë nuk janë të pranishëm investues të huaj, ndërkaq tregu tërësisht mbështetet në investimet nga Maqedonia, me të gjitha implikimet që i sjellë”, tha Shteriev.

Kryetarja e Komisionit për letra me vlerë, Elizabeta Çingaroska thekson se ngjarjet e përgjithshme politike në vendin tonë ndikojnë ndaj sjelljes së investuesve dhe vendimeve të tyre të investojnë në bursën e Maqedonisë. Në konferencën në Ohër marrin pjesë edhe mysafirë nga jashtë, zakonisht këtu janë kolegë nga bursat dhe tregjet e kapitalit nga shtetet e rajonit, si dhe përfaqësues të sektorëve financiar nga Suedia dhe Zvicra.

Mënyra e standardizuar e financimit të kompanive në periudhën e transicionit në 25 vitet e fundit në shtetet e rajonit, sipas përfaqësuesve, tregon se pronarët e kapitlait privat ende nuk i kanë mësuar leksionet për mundësitë që i ofron tregu i kapitalit. Në tubimin vjetor në Ohër u tha më tej se edhe strukturat politike e lëshojnë mundësinë për ta shfrytëzuar tregun e kapitalit si motor të zhvillimit të ekonomive nacionale, që më pas gjeneron zhvillim dhe ndikon ndaj uljes së papunësisë dhe rritjes së bruto prodhimitvendor.

Të Ngjajshme