Juventus ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi ka eliminuar Atalantan e Etrit Berishës. Skuadra e Juventusit ka mposhtur 3:2 Atalantan e Etrit Berishës, për të kaluar tutje në çerekfinale të Kupës së Italisë. Golat për Juventusin në këtë ndeshje i shënuan Dybala, Mandzukic dhe Pjanic, ndërsa për Atalantan realizuan Konko dhe Latte Lath. Juventus bëhet skuadra e tretë që kalon në çerekfinale, pasi më herët këtë fazë e siguruan Napoli dhe Fiorentina.