– Uji i ftohtë dobëson sistemin e imunitetit. Të pish ujë të ftohtë menjëherë pas një vakti dobëson funksionet e metabolizmit dhe e bën atë më të avashtë. Ndonëse këto efekte janë minimale, kjo gjë varet nga organizmi i secilit prej nesh.
– Shkakton probleme për aparatin tretës. Pirja e ujit të ftohtë pengon procesin tretës pasi shkakton ngushtim të enëve të gjakut.
– Uji i frigoriferit përkeqëson disa probleme shëndetësore. Sipas European Society of Pediatric Allergy and Immunology, uji i ftohtë përkeqëson gjendjen e azmës dhe migrenës. Uji i ftohtë u shkakton dhimbje koke shumë njerëzve, ndaj nëse ndieni se koka ju dhemb fill pas pirjes së ujit e keni nga kjo.
– Shkakton dhimbje fyti. Uji i ngrohtë ndihmon në krijimin e një mukoze mbrojtëse në rrugët respiratore ndërkohë që uji i ftohtë bën të kundërtën duke rritur rrezikun të prekeni nga bakteret, viruset apo agjentët e jashtëm.