Kate është 18 vjeçe dhe vuan nga skizofrenia. Më herët ajo nuk pranonte dhe e urrente faktin që ishte prekur nga kjo lloj sëmundje mendore, por tani gjërat kanë ndryshuar për të. E reja e ka pranuar sëmundjen dhe prej kohësh ka nisur të përfitojë prej saj, duke e quajtur veten edhe artiste. “Më quajnë Kate dhe jam një artiste 18 vjeçe me skizofreni. Unë gjithmonë kam qenë një ‘artiste’, thjeshtë nuk e dija se çfarë nënkuptonte sëmundja ime mendore dhe se çfarë ajo shfaqte. E përbuzja termin ‘sëmundje mendore’, sepse kjo nënkuptonte që unë jam një njeri pa karakter dhe e paaftë për veten”, thotë ajo. E reja prej vitesh ka shfaqur shenja të sëmundjes dhe në moshën 17-vjeçare mjekët e diagnostikuan me skizofreni dhe prindërit i thanë se gjendja e saj mendore po përkeqësohej. Kate shpesh shikonte halucinacione dhe më vonë ajo nisi që t’i hidhte ato që shikonte në një letër. “Në halucinacionet e mia dëgjoj zëra, efekte tingujsh, zhurma të rastit dhe shpesh shikoj insekte, fytyra dhe sy pa trup. Unë kam vegime të shpeshte dhe depresioni më bën që të ndihme e pavlerë, si një mizë. Këto ilustrime që unë hedh në letër, përfaqësojnë sëmundje time”, shpjegon Kate.