Elizabeth Sweetheart është një grua 75 vjeçare nga New Yorku, ajo se çka e bën atë interesante është se që 20 vite ajo është e obsesionuar me ngjyrën e gjelbër. Mirëpo, sipas saj ky nuk është një obsesion dhe nuk do t’i bëhet bajat asnjëherë. Nga rrobat e deri tek makijazhi, Elizabeth të gjitha i ka me ngjyrë të gjelbër. Ajo thotë se nuk mund t’a paramendojë veten në ndonjë ngjyrë tjetër, si dhe ngjyrën e gjelbër e vlerëson si më pozitiven. “Dashuria” për ngjyrën e gjelbër ka filluar në momentin kur ajo e ka parë një llak për thonj. Elizabeth shton “Është shumë e thjeshtë, ngjyra e gjelbër është shumë pozitive dhe më bën të lumtur. Ndonjëherë kur zgjohem nga gjumi me disponim të keq, vendosi makijazh me ngjyrë të gjelbër dhe menjëherë filloj të ndjehem më mirë. Gjithashtu edhe njerëzit e tjerë gëzohen kur më takojnë, sidomos fëmijët e mi”.
Gruaja e fiksuar pas jeshiles (FOTO)
Leave a comment