Gjurmët e një kontinenti të zhdukur në zonën Mauritius

138

Zbulimi bën të mendosh që gjetjet janë pjesë të mbetura nga zhdukja e mikor-kontinentit të lashtë Mauritia, sipër të cilit janë ngritur ishujt Mauritius. Sipas të dhënave, kontinenti i zhdukur duhet të ishte i lidhur në perëndim me Madagaskarin dhe në lindje me Indinë. Besohet se ai u zhduk në oqeanin Indian rreth 84 milionë vjet më parë. Sot arkipelagu i Mauritius gjendet rreth 2 mijë kilometra nga brigjet lindore të Afrikës Jugore.

Rëndësia e Zirkonit

Lewis Ashwal, përgjegjëse për kërkimet tha se Mauritius është një ishull mbi të cilin nuk ka shkëmbin më të vjetër se 9 milion vjet, por zirkoni që kemi gjetur brenda tyre kanë një moshë prej më shumë se 3 miliardë vjet. Zirkoni, gurët e çmuar që vijnë në ngjyra të ndryshëm, nga jeshilja deri tek e kuqja, nga kafja deri tek bluja dhe nga bluja tek e verdha, nuk formohen në shkëmbinjtë vullkanikë por nga ata prej graniti. Domethënë shkëmbinj që dalin nga ftohja e magmës nën koren e Tokës, të cilat formojnë bazën e shumë kontinenteve në kohët shumë të lashta. Në momentin që Ashwual përcaktoi vjetërsinë e zirkonit, ishte e qartë që ai i përkiste një kore të një kontinenti që duhej të ishte i pranishëm nën llavën vullkanike dhe që e shkëputi dhe e solli në sipërfaqe nga shpërthimet në një kohë relativisht të afërt.

Botë të tjera të humbura

Kjo nuk është hera e parë që kristale zirkoni shumë antikë janë gjetur në ishull, por në rrethana të dyshimta. Për shembull në plazhe nuk ishte e mundur që të përcaktohej nëse ata i përkisnin ishullit Mauritius apo nëse kishin ardhur në mënyra të tjera. Tani në fakt është e qartë se gurët i përkasin të njëjtit ishull dhe se ata janë prova minerale e një kontinenti të zhdukur. Zbulimi i jep vlerë edhe një tjetër skenari: Në momentin që super kontinenti Gondwana u shpërbë në pjesë të ndryshme aq lehtësisht, disa prej tyre lanë prapa vetes pjesë të vogla, pjesë të kores që më pas u zhytën në oqean. Mauritia në fakt nuk është i vetmi: ka të dhëna se ekzistojnë edhe të tjerë mikro-kontinent.

Të Ngjajshme