Pasditen e së shtunës të fundjavës së kaluar, një patrullës policore gjermane i kishte rënë në sy një shtetas 35-vjeçar maqedonas, nga plaga e kokës të së cilit rridhte pandërprerë gjak. Pas hetimeve të kryera të policisë, është vërtetuar se ai dhe bashkëshortja e tij 30-vjeçare, ishin zënë me një prind tjetër 35-vjeçar, si dhe me dy djemtë e tij të moshës 14-, dhe 15-vjeçare. Pasi zënka gjithnjë e më tepër ishte përshkallëzuar, tre të dyshuarit e kanë goditur çiftin edhe me shufra hekuri, thuhet në një komunikatë të policisë, të cilën e përcjellë „Shtegu.com“. Ekipi i emergjencës e ka dërguar të lënduarin menjëherë në spitalin më të afërt, ndërsa edhe bashkëshortja e tij është lënduar.
Tre të dyshuarit janë arrestuar pak më vonë në afërsi të vendngjarjes dhe dy të rinjtë ende i kanë pasur me vete shufrat e hekurit. Policia e krimeve është duke e hetuar rastin, ndërsa mjeku i mjekësisë ligjore e ka ekzaminuar lëndimin e viktimës 35-vjeçare. Në ndërkohë, ndaj të dyshuarve është lëshuar urdhërarrest, për shkak të përpjekjes për vrasje dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.