Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Barcelonës, në rajonin e Katalunisë në Spanjë. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, një furgon ka shkelur disa kalimtarë rasti në rrugën ‘Ramblas’, zonë kjo shumë e frekuentuar nga turistët në qendër të Barcelonës. Policia spanjolle e ka konfirmuar incidentin, dhe ka shtuar se nga ky rast kanë mbetur të lënduar disa persona. Sipas disa dëshmitarëve, shkelja e këmbësorëve u bë ‘qëllimshëm’ nga shoferi, por ende nuk është bërë e ditur nëse incidenti ka lidhje me terrorizmin. Ende nuk dihet saktësisht numri i të lënduarve, apo nëse ka pasur viktima nga ky rast.
https://www.youtube.com/watch?v=IRBLRFjfnRY