Fotografitë e fundit dhe jeta e Frida Kahlos (FOTO)

Frida Kahlo është një nga artistet më të famshme në Meksikë, por jeta e saj është e mbushur  me plot të papritura. Kur ishte 6 vjeçe, sëmuret nga poliomieliti dhe në moshën 18-vjeçare dëmtohet rëndë nga një aksident që e la me dhimbje përgjatë gjithë jetës. Si pasojë e kësaj, mbeti në shtrat pa lëvizur për të paktën 3 muaj. Këtë kohë ajo nisi që të pikturonte për të kaluar kohën

58

Me 6 qershor 1907, piktorja e artit modern Frida Kahlo lindi në Mexico City. Ndonëse jetoi vetëm 47 vjet, ajo la pas një trashëgimi të pasur në artin e saj që ende vazhdon të frymëzojë.Këto janë fotot rralla, të bëra nga fotografja e famshme franceze  Gisèle Freund gjatë viteve ’50, që dokumentojnë ditët e fundit të ikonës së pikturës dhe që shërbejnë si objekte të kujtesës.

Freund erdhi të jetonte me Kahlo dhe burrin e saj, Diego Rivera në Mexico City, pas arratisjes së saj nga tensioni politik në Argjentinë. Në vitin 1950 shëndeti i Frida Kahlo ishte në rënie të madhe për shkak të një sërë operacionesh të pasuksesshme që ajo kishte bërë në shtyllën kurrizore. Gjithashtu ishte keq mendërisht dhe emocionalisht, e për pasojë arti i saj u bë i errët dhe i zymtë.

Edhe pse ishte një kohë e trazuar për Kahlo, fotot e Gisèle Freund tregonin bukurinë e zymtë të piktores së trazuar dhe përkushtimin e punës së saj deri në frymën e fundit. Frida Kahlo vdiq në shtëpi në korrik të 1954, pikërisht një vit pasi Gisèle Freund ishte kthyer në Paris. Koleksioni i fotove të Kahlo, të realizuar nga Freund, u publikuan nga  Harry N. Abrams në vitin 2015 dhe u shfaqën në Throckmorton Fine Art, në New York në të njëjtin vit.

Po, kush është Frida Kahlo? Ajo është një nga artistet më të famshme në Meksikë, por jeta e saj është e mbushur  me plot të papritura. Kur ishte 6 vjeçe, sëmuret nga poliomieliti dhe në moshën 18-vjeçare dëmtohet rëndë nga një aksident që e la me dhimbje përgjatë gjithë jetës.

Si pasojë e kësaj, mbeti në shtrat pa lëvizur për të paktën 3 muaj. Këtë kohë ajo nisi që të pikturonte për të kaluar kohën. Frida Kahlo kishte një karakter të vështirë. Ajo ishte e pavarur, një femër e fortë dhe shpesh e vrazhdë. Pinte alkool si meshkujt, shante dhe sillej si ata. Kahlo pëlqente që  të pikturonte veten, ku nga 143 piktura të saj, 55 janë autoportrete. Kur ishte 21 vjeçe, takoi piktorin e famshëm mural, Diego Rivera  ku edhe u martuan.

Diego Rivera ishte admiruesi më i madh i artit të saj, por ata kishin një lidhje të trazuar.  Të divorcuar dhe të rimartuar ata mbetën dy persona që e deshën njëri-tjetrin. Në 1939, “The Frame”  e Kahlos, u bë vepra e parë e një artisteje meksikane që u përvetësua nga Muzeu i Luvrit, pasi një nga themeluesit e surrealizmit, Andre Breton, u njoh me pikturat e Fridës gjatë një vizite në Meksikë.

Sipas tij ajo ishte një surrealiste e lindur. Po atë vit, ajo pati një ekspozitë të madhe në galerinë e Neë Yorkut, duke shitur pothuajse gjysmën e 25 pikturave të shfaqura aty. Si rezultat, Kahlo mori disa porosi për piktura nga figura të ndryshme. “The broken column”,  “The two Fridas”, “The wounded dear”, “Self portrait with a monkey”, “The love embrace the universe” janë ndër veprat e saj më të njohura. Ajo që e shënjon artisten është se gjithë dhimbjen që përjetoi, ishte e aftë ta shprehte në pikturat e saj.

Nuk kishte frikë të përballej me dhimbjen, ta tregonte, madje edhe ta glorifikonte atë. Pas vdekjes, fama e Kahlos si artiste ka ardhur duke u rritur. Shtëpia e saj e dashur ku ajo u rrit, dashur ku ajo u rrit, “Shtëpia blu”, u kthye në Muze në 1958.

Të Ngjajshme