Forcat e Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnjë e Hercegovinë do të mbeten atje derisa BE-ja dhe Këshilli i Sigurisë të Kombeve të Bashkuara konsiderojnë se i nevojiten vendit, deklaroi në intervistën për portalin “Juropian Uestern Ballkans”, komandanti i EUFOR-it, gjenerali austriak Fridrih Shreter, mandati i të cilit së shpejti përfundon.
I pyetur me çka do të merret trashëguesi i tij, Shreter u përgjigj se këto janë çështjet rreth kërcënimeve të sigurisë, me të cilat autoritetet lokale deri më tani kanë dëshmuar se janë të aftë që të përballen. “Kjo do të thotë se EUFOR-i është i orientuar mirë në situatën e bashkëpunimit të afërt me Forcat e armatosura të BeH-së dhe forcat lokale policore në parandalimet e kërcënimeve potenciale të sigurisë në vend. Ngjarjet e rëndësishme, siç është Marshi i kujtimit në Srebrenicë, për shembull, kanë kontribuar për këtë bashkëpunim të afërt”, tha gjenerali Shreter.