Drake mohon t’i ketë thënë një gruas ta heqë hixhabin

82

Drake ka folur pas thashethemeve të cilat filluan të qarkullojnë se ai kërkoi nga një fanse heqjen e shamisë së saj gjatë një koncerti të tij. 30-vjeçari shfrytëzoi Instagramin e tij për të sqaruar situatën, duke shpjeguar se ai i kishte rekomanduar një fanse në turmë, heqjen e shamisë së saj të dimrit dhe xhaketën. “Kam bërë një pikë çdo natë pas koncerteve të mija për t’u falënderuar për dashurinë, por duke parë veten në mes të një rrene në media, në lidhje me mosrespektimin tim ndaj myslimanëve është shkatërruese për mua”, filloi Drake. Ai shtoi: “Në koncertin tim në O2 në Londër, unë isha duke folur me katër gra, njëra prej të cilave ishte e veshur me një xhaketë dhe një shall të dimrit, kam bërë një koment në lidhje me të duke i thënë ta heqë shallin, sepse unë vetëm jam miqësor me fansat. Unë jam i vetëdijshëm se çfarë është hixhabi dhe unë kurrë nuk do të bëja një koment fyes të tillë në jetën time ndaj dikujt që është e veshur me një të tillë”. Drake përfundoi: “Unë jam krenar që miqtë e mi më të afërt dhe fansat e mi vijnë nga të gjitha fetë dhe racave të ndryshme, ndoshta kush e ka krijuar këtë gënjeshtër duhet të kalojë më shumë kohë duke mësuar rreth kulturave të tjera dhe më pak kohë duke u përpjekur për të na ndarë”.

Të Ngjajshme