Çiljeta Xhilaga është një ndër këngëtaret më të njohura në trevat shqiptare por e komentuar edhe për format e trupit e bukurinë. Po a e dini se Çiljeta është një besimtare e devotshme. Me anë të një postimi në Instagram Çiljeta zbulon se e kanë zgjuar lutjet e hoxhës nga xhamia që ka afër shtëpisë. “S’ka kënaqësi më të madhe sesa kur të del gjumi nga zëri i hoxhës dhe ti fillon lutesh për gjërat që ëndërron ashtu rastësisht. Dhe me një sy hapur e me një sy mbyllur përgjumësh thua Suret Al-Fatiha”, shkruan Çiljeta.