Talenti i madh i Bayer Leverkusen dhe Gjermanisë, Julian Brandt nuk po mendon që të transferohet në Bayern Munchen. Ai dëshiron që të luaj për Leverkusenin të paktën edhe për një edicion. “Transferimi tek Bayerni?
“Edhe barku, edhe koka më thonë që ky nuk është momenti i duhur për një transferim. Pas sezonit të shkuar duhet të mblidhem dhe të marr sërish drejtimin e duhur. Jam akoma i ri, por gjithashtu në vitin e katërt të karrierës. Jam dhe unë përgjegjës për sezonin e dobët dhe e ndjej detyrë të ndihmoj klubin të kthehet atje ku i takon dhe për mua Leverkuseni takon mes 6 të parave. Sigurisht ka lojtarë që thonë se një vit pa futboll ndërkombëtar përpara Botërorit të detyron të largohesh, por një transferim tek një klub i madh sjell gjithmonë rrezikun e përshtatjes dhe numrit të vogël të ndeshjeve”, ka thënë Brandt.