Në Kinë ekziston një emërtim i posaçëm për burrat mbi moshën 30-vjeçare. Ky është emri “Shengnan”, që do të thotë “burrat që kanë mbetur të pamartuar”. Dhe në një shtet që përballet me hendekun gjinor gjithnjë në rritje, ky faktor paraqet një problem të madh. Kina ka shumë miliona më shumë burra sesa femra, një produkt ky i politikës shtetërore për të lindur vetëm nga një fëmijë, i cili u shfuqizua në 2015, edhe pse ndikimi i saj do të vazhdojë të rëndojë vendin edhe për shumë dekada, shkruan sot “Koha Ditore”. Pabarazia gjinore po e bën të vështirë për burrat procesin e gjetjes së një partneri, dhe ky boshllëk vetëm sa pritet të rritet edhe më shumë. Deri më 2020, llogaritet se do të ketë 30 milionë më shumë burra sesa femra që kërkojnë nga një partner. Në librin e tij “E ardhmja demografike”, ekonomisti politik amerikan, Nicholas Eberstadt, citon projektimet që tregojnë se deri më 2030, më shumë se një e katërta e burrave kinezë në të 30-at do të mbesin të pamartuar. Tani, me dukshëm më pak femra sesa burra, gara për të gjetur një partner të përshtatshëm ka nxitur disa burra që të kapërcejnë nëpër telashe të panumërta në kërkim të një bashkëshorteje. Ata po shpenzojnë shuma të mëdha parash për mënyra kreative, ndonjëherë edhe të pasuksesshme, për ta përfituar zemrën e një vajze… (koha.net)